Fermerët e Beratit dhe Lushnjes bllokojnë rrugën nacionale: S’kemi treg

Fermerët e Beratit dhe Lushnjes bllokojnë rrugën nacionale: S’kemi treg

322
0

Fermerë, kultivues kryesisht të domates në Lushnje e Berat  protestuan mëngjesin e sotëm për mungesën e tregut për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Fermerët  bllokuan për disa minuta qarkullimin e mjeteve në aksin nacional Lushnje-Berat, pranë urës së Kuçit.

Ata ankohen se prodhimi u ka mbetur pa shitur ose detyrohen ta japin nën kosto për të mos e kalbur në ara.

“Nuk shesim dot prodhimet bujqësore. Çmimi në treg është 10 lekë, ndërkohë që kosto është 30 lekë.”

Nga ana tjetër ankohen për mungesën e subvencionimit dhe panikut të krijuar në treg pas denoncimeve për përdorimin e pesticideve, çka sipas tyre i ka dëmtuar në sytë e konsumatorit dhe eksportuesve.