Fëmijët e luftës, pamjet trishtuese që vijnë nga Ukraina, në rresht për...

Fëmijët e luftës, pamjet trishtuese që vijnë nga Ukraina, në rresht për t’u strehuar nëntokë

291
0

Pamje trishtuese që mendonim se nuk do t’i shikonim në Europën e shekullin të XX, vijnë nga Ukraina. Në fotot e mëposhtme, mund të shihni dhjetëra fëmijë të një shkolle në Ukrainë, të fshehur në një bunker në bodrum, për t’iu shmangur bombave të Putinit.

Fëmijët shihen teksa zbresin në radhë në bunker, e më pas qëndrojnë kruspull pranë njëri-tjetrit, me frikën që iu shfaqet në sy.

Në ditën e dytë të agresionit rus në Ukrainë, luftimet dhe përplasjet më të mëdha mes forcave janë të përqendruara në Kiev. Sipas inteligjencës amerikane është çështje ditësh që kryeqyteti ukrainas të bjerë në dorë të Rusisë, ndërkohë që NATO dhe SHBA, e kanë bërë të qartë se nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga presidenti ukrainas, e vetmja përgjigje ndaj Rusisë, nga shtetet perëndimore është vendosja e sanksioneve ekonomike.