Femër.

Femër.

635
0

Dukesh e bukur. Nuk ke nevojë që një burrë të ta kujtojë këtë gjë.

Je e bukur, e vetme ndoshta edhe më shumë. Je e bukur edhe në qoftë se nuk ke një burrë që të ta heqë buzëkuqin nga buzët, edhe në qoftë se je e pakrehur. Edhe nëse je me nxitim dhe ke harruar diçka në shtëpi.

Dukesh bukur kur del nga shtëpia për të blerë akullore. Dukesh bukur në pizhame, dukesh bukur me sytë e përgjumur.

Dukesh bukur kur ke lumenjë fjalësh për të thënë dhe kur do të heshtësh. Dukesh bukur kur të mbërthejnë emocionet e një fjalie, që e ke lexuar në një libër ose në një mur.

Dukesh e bukur të shtunën në mbrëmje, kur bëhesh gati, bën grimin, vesh fustanin më të bukur që ke, hedh parfumin e preferuar dhe pastaj del, edhe nëse nuk ke ndonjë burrë që të pret jashtë derës, edhe nëse nuk ka njeri që të të thotë se je e bukur. Ti e bën që të ndihesh mirë me veten. Dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Ti del që të biesh në dashuri me botën.

Dukesh e bukur kur ecën e vetme me kufje në veshë. Dhe mendon. Imazhe. Endrra. Duke u projektuar gjetkë. Dhe gjithçka të pasqyrohet në sy. Je e bukur dhe nuk e di. Je e bukur dhe dikush në atë moment po bie në dashuri me ty.

Je e bukur sepse je njeri i mirë, sepse dashuron kaq shumë saqë pothuaj shkatërron veten tënde, sepse bëhesh copë për këdo, edhe nëse nuk merr asgjë mbrapsht… sepse për ty, e rëndësishme është të japësh.

Je e bukur sepse e beson gjithmonë, edhe kur nuk duhet, dhe këtë ta lexon në sy.

Shperndaje