“Femër dinake, është gjithmonë në kërkim të një preje”- Pasi i publikoi...

“Femër dinake, është gjithmonë në kërkim të një preje”- Pasi i publikoi foton në shtrat, Arjon Luli tregon për herë të parë versionin e tij të historisë në “Përputhen”

392
0

Pas zhurmës së madhe që u krijua nga fotoja e publikuar nga Arjon Luli, ku shfaqej bashkë me Ana Lleshin në krevat, konkurrenti ka reaguar për herë të parë, duke dhënë versionin e tij të historisë.

Luli pranoi publikisht se mes tyre ka pasur marrëdhënie intime, duke hedhur poshtë pothuajse të gjitha ato që ka rrëfyer 26-vjeçarja më parë gjatë lidhjeve me “Skype” në emision.

 

Arjoni deklaroi se Ana ka luajtur me ndjenjat e tij, pasi qëllimi i saj është t’i manipulojë të gjithë djemtë.

 

Sipas tij, ajo nuk ka pranuar të dalë nga programi çift me të, sepse e do shumë “karrigen” dhe famën që po i jep ky emision.

 

 

 

“Ajo femër është vazhdimisht në ndjekjen e një preje. E publikova foton, sepse dua të parandaloj që një tjetër të jetë viktimë e saj. Ana është gjithmonë në kërkim të një preje.

 

Nuk dua të ndërhyj në çifte të tjera, doja thjesht të nënvizoja të vërtetën, dhe të dali ai person dhe të mos vazhdojë me atë qëllimin e vet. Ajo është një femër shumë dinake. I besova!“,- tha ai.

 

Për më tepër, konkurrenti shtoi se nuk është vetëm ai që ka qarë para Anës, por edhe ajo para tij, duke treguar se të dy e dashurojnë njëri-tjetrin.

 

Pas deklaratës së tij reagoi Atdheu, një nga konkurrentët e tjerë të “Përputhen”, i cili ka treguar një afrimitet me Anën, ndaj së cilës ka shprehur edhe pëlqimin.

 

“Dua t’i them Arjonit që do ishte më mirë rruga që të ma thoshte në prapaskenë, nëse është dashuruar kështu siç thotë. Të më thoshte: ‘shih se jam dashuruar dhe do luftoj’ se unë i qëndroj asaj që po dashurove, lufto, mos lëndo. Të më thoje ‘tërhiqu o vëlla se kështu-kështu puna’, unë do isha tërhequr”,- tha Atdheu.