FEDERATA SHQIPTARE E ÇIKLIZMIT, ETAPA E TRETË NGA PËRMETI/ PA AKSIDENTE DHE...

FEDERATA SHQIPTARE E ÇIKLIZMIT, ETAPA E TRETË NGA PËRMETI/ PA AKSIDENTE DHE TË INFEKTUAR !!!

549
0

Nga Kristi Meshini

Përfundon Turi i 77-të Çiklistik i Shqipërisë. Etapa e fundit ishte më e gjata duke nisur nga Përmeti dhe përfunduar në Fier, e ndërthurur me malore dhe disheza të forta, plot 147 km.

Plot 468 kilometra të përshkruara pa dëmtime dhe rrëzime, në gara me konkurrencë.

Në këtë event, përveç çiklistëve nga Shqipëria kishte pjesëmarrës edhe nga Italia, Maqedonia e Veriut, Kosova e Bullgaria, duke i dhënë më shumë rivalitet garës. Tiranë-Belsh-Elbasan; Elbasan-Vlorë; Vlorë-Përmet dhe Përmet-Fier ishin 4 etapat e këtij edicioni të Turit Çiklistik.

“Jemi të kënaqur me këtë organizim edhe pse u sforcuam pak. Nuk donin të hiqnim dorë, ndaj falënderoj të gjithë ata që na mbështetën për organizimin e këtij turneu”, tha Skënder Anxhaku, president ii Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Federata Shqiptare e Çiklizmit, në kushtet e një pandemie globale, është shumë e kënaqur për gjithçka rodhi në këtë tur.