FATON AHMETI-DREJTORI I RI I FONDIT SHENDETESOR QE JEP SHPRESE TE MADHE

FATON AHMETI-DREJTORI I RI I FONDIT SHENDETESOR QE JEP SHPRESE TE MADHE

496
0

Faton Ahmeti është drejtori i ri i Fondit Shëndetësor Republikan që jep shpresë të madhe për ti realizuar prioritetet në dobi të qytetarëve që janë marrës të shërbime shëndetësore publike shkruan portali AMERIKA- RADIO.

 

Magjistri i shkencave të farmacisë dhe administratës së biznesit, Faton Ahmeti nga Tetova  kohë më parë edhe zyrtarisht u emërua ushtrues detyre, drejtor i Fondit Republikan shëndetsor të Maqedonisë Veriore.

 

Para drejtorit FATON AHMETIT, prioritet i lartë  është angazhimi që ta organizoj Fondin Shëndetsor në mënyrën më të mirë me qëllim që të avancohen shërbimet spitalore, shërbimet e ordinancave primare dhe sekondare, labortoret dhe shërbimet tjera që mbulohen nga parat shtetërore, shërbime të cilët i marrin pacientet-qytetarët e këtij shteti që kanë sigurim shëndetsor në forma të ndryshme si të punësur dhe të papunësuar.

 

Fatoni ka zgjedhur profesionin e farmacisë dhe menaxhimit të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke qenë i bindur se është i gatshëm që të kontriboj edhe më shumë në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Fondin Republian shëndetësor për të organizuar dhe avancuar shërbimet shëndëtësore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

 

Ai ka mbaruar me sukses të dalluar studimet master  për menaxhim dhe administratën e biznesit, ndërsa  nga viti 2009-2017 ka punuar pozita të ndryshme në sektorin shëndetësor, duke zgjidhur shumë projekte në mënyrë profesionale.

 

FATON AMETI ka studiuar farmacinë në Universitetin më të mire në Maqedoni, ndërsa ka mbaruar studimet për master në shkencat farmaceutike dhe administratën e biznesit.

 

Që nga viti 2007, një kohë të gjatë ka punuar në projekte të ndryshme të shëndetësisë, si një drejtues i shkëlqyeshëm. Në vitin 2017-2019 është emruar sekretar shtetëror në Ministrinë për sistem politik dhe marrdhënie mes bashkësive.

 

FATON AMETI, një djal i ri i  lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Tetovës, vjen nga një familje me tradita dhe vlera njerëzore, njihet nga të gjithë për bujarinë e humanizmin që e karakterizon familjen e tij shkruan portali AMERIKA-RADIO.

 

Mes tjerash prioritet i larte besohet te jete rritja e perfaqesimit te shqiptareve ne njesin rajonale te Qytetit te Shkupit ne pozita udheheqese dhe njesitet tjera ne Maqedonine e Veriut me qellim qe qytetaret shqiptar te marrin sherbimet ne menyren me te shpejt.

 

Poashtu rritja e buxheteve per institucionet shendetesore, marrja me e shpejt e sherbimeve jashte Maqedonise, per semundjet qe nuk mund te trajtohen ne spitalet tona.

 

Sherbimet IN VITRO dhe shume sherbime tjera.

 

Zbatimi i dygjuhesise dhe shume proekte tjera qe mund te behen edhe zonat rurale te Tetoves, Gostivarit, Kercoves dhe vendbanimet tjera te Maqedonise se Veriut.

 

Ne kohen e pandemise me COVID19 te behet furnizimi i mjaftueshem i barnatoreve me ilacet qe mbulohen nga FONDI qe jane ne listen pozitive.