Aktualitet

Familja e Major Tanushit hap dyert e mortit, Garda e Republikës dhe FA afër familjes

By vizional

May 11, 2019

Familja e Major Klodian Tanushit i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, ka hapur dyert e mortit.

 

Anëtarë të Gardës së Republikës, Forcave të Armatosur miq dhe të afërm major Tanushit janë të pranishëm në banesën ku jetojnë familjarët e tij.

 

Mësohet se anëtarët e Gardës dhe të FA ndodhen që prej orëve të mbrëmjes së kaluar në banesën Tanushit ndërkohë që sot në mëngjes janë parë të kryejnë vizita edhe drejtuesit e shtabit.

 

Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin edhe nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.

 

Major Klodian Nikolla Tanushi kishte lindur në Dibër më 31.10.1980, dhe ishte fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai ishte i martuar dhe prind i tre fëmijëve (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.