Faleminderit që po na sjell koronavirusin çdo ditë (RASTI PËRFUNDON NË POLICI)/Infermierja në luftë me COVID-19, fqinjët letër shokuese

Në një kohë kur koronavirusi ka ‘gjunjëzuar’ botën, të gjithë iu janë mirënjohës personelit mjekësor të cilët po rrezikojnë jetën për të bërë më të mirën për qytetarët e tyre. Por si duket jo të gjithë mendojnë kështu. Një infermiere italiane ka gjetur në kutinë e saj postare, një letër shokuese ku thuhej “Faleminderit për koronavirusin që na sjell çdo ditë”. Damiana Barsotti , 48 vjeç, infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca tha se letrën ia kanë lënë fqinjët. “Faleminderit për Covid që na sjell çdo ditë tek dera. Mos harroni se ka të moshuar dhe fëmijë, faleminderit”, shkruhej në letrën që ishte anonime. Infermierja tha se në momentin kur lexoi letrën u ndje shumë e lënduar, raporton ‘ La Repubblica’. “Nuk është se dikush pret një falenderim, por sinqerisht kjo letër më ka lënduar. Këto janë momente shumë të vështira, më ndodh të qaj duke shkuar për t’u veshur në repart ose për të qarë duke dalë jashtë në fund të ndërrimit, kurrë më parë nuk isha përballur me një dhimbje kaq të përhapur, një sëmundje kaq të paparashikueshme,” është shprehur Barsotti.

94247566_1138896476455004_4547119289735315456_n.jpg

Më pas infermierja vendosi të merrte në telefon policinë për të denoncuar rastin. Kryetari i Lucca, Alessandro Tambellini, shprehu solidaritetin dhe mirënjohjen e tij ndaj infemieres. “Nuk ka asnjë arsye që mund të justifikojë një gjest të tillë të papërgjegjshëm. Për ata që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për jetën e të tjerëve, thjesht duhet të themi faleminderit, ky është i vetmi mesazh që Damiana Barsotti do të meritonte ta gjente në kutinë e postës,” tha Tambellini.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *