Fakulteti i Mjekësisë Dentare: Ndërlidhje e rëndësishme ndërmjet FMD dhe fondacionit ...

Fakulteti i Mjekësisë Dentare: Ndërlidhje e rëndësishme ndërmjet FMD dhe fondacionit “OPERATION SMILE” leksione e konsulta falas

568
0

Fakulteti i Mjekësisë Dentare me anë të një njoftimi zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë me dije se në datat 7-9 Prill, një ekip i kompletuar profesionistësh dhe akademikësh, nga Fondacioni “Operation Smile” do të vijnë në FMD dhe në Spitalin Francez, në Repartin e Kirurgjisë OMF. Gjithashtu, Fakulteti i Mjekësisë Dentare fton të gjithë kolegë, pjesëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, stafit të Klinikës Stomatologjike Universitare, specializantë dhe studentë që të marrin pjesë pasi ky bashkëpunim ndodh për herë të parë.

 

Njoftimi i plotë:

 

Të nderuar kolegë, pjesëtarë të stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, stafit të Klinikës Stomatologjike Universitare, specializantë dhe studentë, në datat 7-9 Prill, një ekip i kompletuar profesionistësh dhe akademikësh, nga Fondacioni “Operation Smile”, i krijuar në 1982, i njohur në gjithë botën për aktivitetin e pasur shumë vjeçar në manaxhimin me profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim të pacientëve me difekte të lindura, labio palato schisa, do të vijnë në FMD dhe në Spitalin Francez, në Repartin e Kirurgjisë OMF.

Për herë të parë po iniciohet një bashkëpunim konkret dhe një ndërlidhje zyrtare ndërmjet FMD, Shërbimit të Kirurgjisë OMF, (në Spitalin Francez) dhe këtij Fondacioni, të drejtuar nga Dr. Domenico Scopelliti. Në datën 8 Prill ekipi prej shumë mjekësh, specialistë të shumë fushave të lidhura me difektet e lindura, do të bëjnë konsulta me pacientë në QSUT, në Repartin e Kirurgjisë OMF.

Në intervalin 12.00-15.30 ata do të mbajnë disa leksione mjaft interesante me stafin e FMD, KSU, specializantë të të gjitha programeve të specializimeve dhe studentë të viteve të larta në FMD. Një falenderim nga zemra për Dr. Domenico Scopelliti, ekipin e “Operation Smile”, si dhe mikun tim, Dr. Giovanni Manes Gravina, që mundësoi dhe inicioi këtë lidhje! Një mundësi shumë e madhe për mjekët, studentët dhe pacientët tanë!

Jeni të mirëpritur në leksione, ditën e premte, datë 8 Prill, në Sallën e Leksioneve në FMD ( kati V).

 

PROGRAMI I LEKSIONEVE NGA OPERATION SMILE, dt 8 PRILL ora 12.00-15.30

 

Te nderuar kolege dhe studente, ne vijim te lajmërimit te mëparshëm mbi organizimin e leksioneve nga ekipi i specializuar i Operation Smile.

Po ju njohim me tematikat e leksioneve qe do te mbajne ne Sallen e leksioneve ne FMD specialistet e kesaj fushe diten e premte dt 8 prill, ora 12.00-15.30.

 

Jeni te mirepritur!

 

SMILE HOUSE PROJECT:

 

The therapeutic diagnostic path of cleft lip and palate and other facial anomalies, Smile House: an hub&spoke system –

Domenico Scopelliti 12.00 – 12.15

 

Training in Smile House project – Francesco Bellia 12.15 – 12.30

Prenatal diagnosis and genetic of cleft lip&palate –

 

Maria Assunta Spina 12.30 – 12.45 (by videocall)

Feeding and nutrition in cleft patients – Alessia Frani 12.45 – 13.00

Lunch break 13.00 – 14.00

Orthopedic and orthodontic care in cleft patients:

Susanna Dall’Oca 14.00 – 14.15

Surgical care of cleft patients – Domenico Scopelliti 14.15 – 14.30

Pediatric Anesthesiology and post-operative Intensive Care – Marina Sammartino & Beate Kuppers 14.30 – 14.45

Pediatric Assistance pre and post surgery – Blegina Shashaj 14.45-15.00

Speech Therapy in cleft patients – Cecilia Pompili 15.00-15.15

Question&Answers: 15.15-15.30