Bota

Facebook, Instagram dhe WhatsApp ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e tyre

By vizional

February 26, 2022

Meta Platforms që përfshin rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.‘Tani po i ndalojmë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformën tonë kudo në botë.’-postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë.