Galeria

“Është super bos me lekë, të shpisë thuaju që po ikën babysitter në Gjermani”

By Vizion

October 17, 2016

Një vajzë ka raportuar pranë redaksisë së Jetaoshqef.co “ofertën tunduese” që i është bërë nga një e njohura e saj. Ajo është 21-vjeçe nga Tirana dhe është njohur me një vajzë në fakultet. Por, pas tre vitesh ajo insiston që ta takojë. Vajza pretendon se ka një ofertë të mirë për të dhe e prezanton me shoqen e saj. Kjo e fundit tenton ta mashtrojë pasi i thotë se do ta njohë me një djalë, por në fakt insistimi i saj s’ka të bëjë vetëm me njohjen, por me trafikimin e 21-vjeçares.

“Ti do i bësh qefin vetes tate në radhë të parë pastaj bëhet fjalë për në Gjermani të ikësh. Nejse s’bëhen këtu këto muhabete. Po e kupton shpirt ku është muhabeti apo jo? Thuj të shpisë që ke gjet punë babysitter”, shkruan vajza që po mundohet ta trafikojë në përpjekje për t’i mbushur mendjen.

Më poshtë rrëfimi i “viktimës” dhe mesazhet e shkëmbyera:

Prsh JOQ. Në shkollë të lartë kam pasur një shoqe po e kom akoma shoqërinë me te dhe pse m’u desh të largohesha nga shkolla për arsye personale. Kisha tre vjet pa e takuar dhe kohët e fundit më kërkonte takim herë pas here me shumë këmbëngulje derisa një ditë në komunikim me telefon ajo ma thotë arsyen pse këmbëngulte të pija kafe dhe më prezanton me një shoqen e saj (unë këtë s’e njihja fare). Nejse, po i bie shkurt që të dal në temë… Këto të dyja, duke e ditur që unë isha single, gjo që nuk jam, donin që unë t’u lidhja me një çun të cilin shoqja e shoqes e njihte shumë mirë… Ndërkohë unë vazhdoja të sillesha si beqare për të ditur se ku donin me dalë këto të dyja. Më në fund e zbulova dhe qëllimin e “shoqes” të cilën e tregon biseda më poshtë. Mendoj se këto vlejnë se duket qartë që goca në bisedë do të më trafikojë.