“Është për të plas mëlçia”, nxehet keq Florjan Binaj: Turp për ata...

“Është për të plas mëlçia”, nxehet keq Florjan Binaj: Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që s’e zhbëjnë (FOTO)

446
0

Aktori i humorit, Florjan Binaj ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, një mesazh të papëlqyer, që i ka ardhur nga operatorët shqiptarë, sapo është futur në territorin e Kosovës. “Shijo çdo moment në Serbi!”- është mesazhi që ka ardhur në celularin e aktorit, dhe ai nuk ka nguruar ta ndajë në profilin e tij në Instagram, së bashku me një reagim të ashpër për operatorët shqiptarë “Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëseerdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për tē plas mëlçia!!!!Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e zhbëjnë!!!TURP!!!”- shkruan Florjan Binaj.