Lajme

‘Është për intubim’, Çiljeta braktis papritur emisionin, babai i saj në gjendje të rëndë nga Covid

By vizional

January 27, 2021

 

I ati i këngëtares, Çiljeta Xhilaga është infektuar me Covid dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Kjo u bë e ditur mëngjesin e sotëm nga moderatori i “Wake Up”, Isli Islami, i cili zbuloi dhe arsyen se pse këngëtarja nuk kishte shkuar në studio.

Çiljeta ishte e ftuar sot në emision, por për shkak të gjendjes së rënduar të babit, ajo e kishte të pamundur të ishte prezente.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Ëake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.