Është infektuar me Covid-19? Jonida Maliqi tregon rezultatin e analizave dhe vendos...

Është infektuar me Covid-19? Jonida Maliqi tregon rezultatin e analizave dhe vendos të…

290
0

Jonida Maliqi ka treguar se së fundmi ka vënë re disa simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 tek vetja.

Nisur nga kjo, këngëtarja shqiptare ka bërë analizat, të cilat i kanë rezultuar negative.

Por, e shqetësuar nga simptomat që ka, Maliqi ka vendosur të bëjë edhe një herë analizat.

Të gjithë këtë, Jonida e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

 

Gjatë bashkëbisedimit, dikush e pyeti nëse e ka zënë Covid, ndërsa ajo i është përgjigjur: “Simptomat kështu duken, por nesër do i ribëj analizat, sepse të parat më dolën negative”.

Edhe personazhë të tjerë të njohur, si Rozana Radi, i janë nënshtruar dy herë testit të Covid-19, duke marrë përgjigje të ndryshme nga njëra-tjetra.