Lajme

“Është i dehur se pi raki të mirë”, Gjuzi pro shkarkimit të Metës: Të japë llogari për floririn e Krrabës

By vizional

February 22, 2020

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ëstë shprehur se do të votojë pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisonin “45 minuta”, me gazetarin Denis Minga, Gjuzi tha se Presidenti është i dehur gjatë gjithë kohës pasi është me origjinë nga një vend ku e bëjnë rakinë shumë të mirë. Sipas Gjuzit, Meta po e bën thirrjet për dy mars vetëm për të përçarë popullin shqiptar.

 

“Ai duket sikur është i dehur gjithë kohës, pasi është edhe nga një vend ku rakinë e bëjnë edhe shumë të mirë. Unë do të votoj pro shkarkimit të Ilir Metës. Nëse ai nuk jep dorëhqejn, nëse ai e jep vetë, kjo gjë i jep mundësi që ai të drejtojë vetë atë parti që e ka krijuar vetë. Ky është edhe flori komplet, të jape njëherë llogari për thesarin e Krrabës. Unë jam nga kundërshtarët e hershëm të Ramës. Po ai pavarësisht se është i gjatë dhe është marrë me sport, kur e shikon që s’ia del dot qëndron aty spectator, nuk vepron. Rama është inteligjent dhe ka lexuar. Ai tani thotë, me kë do mere unë tani,”- tha deputeti Gjuzi.

 

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër asaj që e quan ‘grusht i shtetit’. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve.