KOSOVË– Më 12 shkurt të 2012, si sot 8 vjet më parë ndodhi tragjedia e Restelicës në Kosovë, ku si shkak i ortekut të borës humbën jetën 10 persona në këtë fshat. Akoma më e dhimbshme ishte fakti që të 10 banorët që vdiqën ishin të një famije. Sot bëhen 8 vjet, ku pas 10 vitkimave arriti të mbijetonte vetëm një vajzë e vogël, Amsera Reka, që për fatin e keq atë ditë humbi nënën, babanë dhe të vëllain e saj 2-vjeçar. Historia e Amserës është shumë prekëse dhe nuk harrohet lehtë, pasi hoxha i fshatit Restelicë, Shaban Haxhi e dinte që kjo familje kishte edhe një vajzë dhe në atë moment kishte dëgjuar zërin e një fëmijë që kërkonte ndihmë nën gërmadha. Menjëherë Haxhi pasi dëgjoi zëri e Amserës, u kishte kërkuar forcave të emergjncës që të gërmonin e të nxirrinin të gjallë të miturën. Më në fund 6-vjeçarja u nxor e gjallë nga gërmadhat. Dhe nga njerëzit që e nxorrën të gjallë u dëgjuan thirrje gëzimi është gjallë, është gjallë.
Por kishte qenë nëna e Amserës që e kishte shpëtuar duke e mbajtur atë në gji, dhe e kishte mbrojtur me trupin e saj që e bija të mos goditej nga pllakat e betonit. Sot 8 vjet pas tragjedisë Amsera jeton në Itali, në familjen e disa të afërmve të saj.