Ernest Muçi i bindur: Tirana fiton derbin, ndaj Partizanit ndryshojmë kurs

Ernest Muçi i bindur: Tirana fiton derbin, ndaj Partizanit ndryshojmë kurs

383
0

 

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në “Air Albania”. Një ndeshje e cila do të përcaktojë shumë për ecurinë e dy ekipeve për vazhimsinë e kampionatit. Bardheblutë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kërkojnë 3 pikëshi ndaj Partizanit për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi kryesor i Tiranës, Ernest Muçi është shprehur tipur i bindur që Tirana do të dalin me fitore ndaj Partizanit.

“Vijmë nga dy barazime dhe do jemi shumë të motivuar pasi është një ndeshje derbi që ndiqet nga e gjithë Shqipëria. Do japim më të mirë e kjo ndeshje do të jetë kthesa drejt fitoreve. Do mundohem të jap më të mirën për skuadrën jo vetëm ndaj Partizanit, por ndaj çdo skuadre që të jemi në vendet e para.

Besoj se me fitoren që do të bëjmë të premten do ta kthejmë situatën siç bëmë vitin e kaluar dhe unë mendoj se do të dalim me fitore.

Marrë shkas nga viti I kaluar që nuk e nisëm mirë e do të bëjmë maksimumin në stërvitje pastaj të japim edhe 100% në fushën e lojës që të arrijmë drejt suksesit”.