‘Ernest Airline’ krijon kaos me pasagjerët, psikologia: Fëmijët po qajnë në aeroport,...

‘Ernest Airline’ krijon kaos me pasagjerët, psikologia: Fëmijët po qajnë në aeroport, shtyn fluturimet si gjithmonë

406
0

‘Ernest Airline’ shtyn me 7 orë fluturimin ndërsa psagjerët që kanë prenotuar biletat kanë denoncuar rastin për të cilin janë shprehur tepër të irrituar.

 

Sipas tyre askush nuk jep shpjegim për çështjen në fjalë ku janë shkaktuar pritje të gjata. Avioni duhet të kishte finalizuar flutuimin që prej orës 09:30 ndërsa pasagjerëve u është komunikuar së do të nisen në orën 16:30.

 

“Na ofruan një vakt falas për t’u justifikuar. Pasagjerët kanë protestuar për mos korrektesën. Kjo është një situatë e përsëritur”, janë shprehur pasagjerët.

 

Ndërkohë në një lidghje telefonike me edicionin e lajmeve në Fax News, psikologia Aurela Agalliu që ishte njëra prej pasagjereve, është shprehur se ka dyshime se shtyrja e udhëtimit nuk është bërë për arsyet që ka parashtruar kompania.

 

“Sipas informacioneve nga kompania, ka patur një shtyrje të fluturimit për në Malpensa. Por unë mendoj se kjo nuk është arsyeja e vërtetë. Unë mendoj se shtyrja e fluturimeve ka të bëjë me pjesën e taksimeve që kompanitë ajërore kanë kundrejt aeroporteve. Njerëzit janë duke përjetuar stres. Disa kanë humbur fluturimet e tyre transit. Fëmijët janë duke qarë, duke mos përjetuar komoditet. Kjo nuk është hera e parë që janë shtyrë fluturimet pasi gjatë verës ka patur edhe shumë të tjera”, tha Agalliu.