Aktualitet

Ermira Dema: Vendosa ti hyj politikës për të bërë më të mirën për vendin

By admin

June 17, 2017

Nga Era Çela  

 

Vjen  nga fusha e gazetarisë, për herë të parë vendos të kandidoj për deputete në qarkun e Tiranës  nga Partia Socialdemokrate.  Kjo është Ermira Dema, e cila në një intervistë për “Vizion.com.al”  thotë  se i është futur rrugës së politikës për  të bërë më të mirën e saj për  vendin, duke mos dhënë premtime boshe,  por për t’i realizuar ato. Për Ermirën, ky kandidim është një përgjegjësi e madhe morale dhe shpirtërore që të jetë zëri i qytetarëve të Tiranës, sidomos i femrave shqiptare në parlament.  Renditja për të, është thjesht një numër, por rëndësi ka qëllimi-për të sjellë në parlament zërin, shqetësimet dhe hallet e njerëzve.

      Kush është Ermira Dema për të gjithë ata që nuk e njohin?

 Vij nga qyteza e bukur e Ulzës te rrethit Mat. Nga një familje e thjeshte por me parime. Kam mbaruar ciklin fillor dhe ate te mesem po ne kete qyteze dhe me pas kam studiuar ne fakultetin e Histori –Filologjise ne degen Gazetari, Tirane. Kam punuar gati 7 vite si gazetare terreni ne profilin social dhe me pas ne disa emisione investiguese. Specializuar ne Menaxhim Turizmi , nderkohe qe prej 3 vitesh punoj ne Agjensine Turistike te bashkeshortit . Jam e martuar dhe kam nje vajze 5 vjeçe.  

Pse vendosët të përfaqësoni në zgjedhjet e 25 qershorit PSD-në?

 Ndoshta eshte rastesi por tashme i jam futur kesaj rruge dhe shpresoj te dal me sukses . Po mundohem te bej me te miren. Dua te ndalem pak tek Partia Socialdemokrate, e cila deri me tani nuk ka bere premtime boshe dhe as ne ajer siç bejne shumica e forcave politike. Ajo ka ne epiqender individin dhe mundesite qe duhet t’i krijohen atij per nje jete me te mire ne vendin e tij. PSD eshte e vetmja force politike qe i ka qendruar parimit te saj dhe nuk eshte lekundur nga premtimet e saja, kete gje une e vleresoj shume.

 Jeni e katërta në listën e PSD në qarkun e Tiranës , një vlerësim për ju, por dhe një përgjegjësi e madhe. Sa e shihni veten të mbështetur nga gjinia femërore?

 Nuk ka shume rendesi renditja ajo eshte thjesht nje numer , te gjithe se bashku ne jemi per nje qellim te bejme me te miren per te risjelle ne kuvendin e shqiperise zerin e vertete te qytetareve tane , hallet qe ata kane, problemet e shumta ekonomike, sociale, shendetesore dhe arsimore. Eshte nje pergjegjesi e madhe morale dhe shpirterore qe une te jem zeri i tyre sidomos i femrave shqiptare duke e ditur se ata vazhdojne te jene kategoria me pak e mbrojtur sidomos ne zonat rurale. Ato kane vertet nevoje per perkrahje ne te gjitha drejtimet.  

Perse vendose ti hysh politikes?  

Te them te drejten nuk eshte se kam luftuar per te qene pjese e saj por eshte nje mundesi e mire pse jo per te bere me te miren per vendin tend. Je me afer njerezve ne nevoje , komunitetit dhe ke me shume mundesi t’i ndihmosh ata .  

Si te erdhi ftesa per te kandiduar?  

Deputetja aktuale e qarkut Shkoder Mirela Ferracaku, qe eshte edhe nje nder mikeshat e mia me te mira me beri ftesen qe t’i bashkohesha forces ku ajo do perfaqesohet ne keto zgjedhje .

 Cili është modeli juaj i gruas në politikë?  

Ndoshta nuk mund te them qe kam nje grua qe me pelqen modeli i saj i te berit politike por mund te them qe simpatizoj ish zonjen e pare te Amerikes Michelle Obama jo se kjo e fundit eshte politikane e mirfillte por me pelqen menyra se si ajo i trajtonte çeshtjet e shumta. Eshte humane e thjeshte dhe e zgjuar. Kot nuk thone pas nje burri te sukseshem fshihet nje grua e forte.