“Ermal Mamaqi të vodhi batutat dhe i përdori”, Egli Laknori shuan kuriozitetin dhe rrëfen si qëndron e vërteta: I thoja gjithmonë, por nuk është se…

 

 

I ftuar në “Glamour Zone” ka qenë aktori i humorit, Egli Laknori. Në një bisedë ngacmuese me moderatoren Ester Bylyku nuk kanë munguar as pyetjet rreth një thashethemi të qarkulluar disa kohë më parë, ku thuhej se Ermal Mamaqi ‘i kishte vjedhur batutat’ Egli Laknorit.

 

“Unë Ermalin e kam shok, e kam vëlla. Dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat. Madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij”,– ishte shprehur kohë më parë Egli Laknori në emisionin “Rreze Dielli”.

 

Por, në një sqarim, aktori i humorit Laknori tregoi se të gjitha ishin spekulime mediatike dhe Ermal Mamaqin e ka si vëlla. Ishin thjesht sugjerimet dhe idetë e tij, që Ermal Mamaqi i ka shfrytëzuar për mirë.

 

 

“Ke thënë në një intervistë që Ermal Mamaqi të vjedh batutat. Si ta kuptojmë ne këtë?”– është pyetja e moderatores Ester Bulyku.

 

“Jo, unë Ermalin e kam vëlla. Ermali e ka filluar pjesën e televizionit pak përpara meje ishte koha që ishin SHBLSH. Edhe gjithmonë unë i thoja Ermalit, ngaqë rrinim bashkë edhe kur e sheh nga televizori të lind ndonjë batutë, dhe i thoja: “Fute këtë këtu, dëgjo vëllain tënd”. Është spekullim nga mediat, unë i kam thënë Ermalit batuta, por nuk është se i ka vjedhur. Thjesht sugjerime miqësore,”– është shprehur Egli Laknori.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *