Erisa Xhixho: Henri im fle çdo natë me këngë …..

Erisa Xhixho: Henri im fle çdo natë me këngë …..

818
0

 

Gjithnjë e kemi parë nën petkun e politikës duke qenë shpesh zëri i femrave të LRI dhe LSI pranë Monika Kryemadhit. Por kësaj radhe, ajo vjen në një paraqitje krejt të re për të gjithë ne. Eh kush e priste se  do ta shikonim në ktë eksperiene kaq të bukur sic thote dhe ajo vetë.  Nën kryetarja e LSI Erisa Xhixho këtë vit, përveç gjithë impenjimeve të shumta si pjesë e LSI apo edhe impenjimeve në punë  në fakultetin e drejtësisë ku jep mësim me kohe të plotë e familje, është pjesë e shoë-t të njohur “C`est la Vie`”. E entuziazmuar, ajo flet në një intervistë për  Gazetën Telegraf  për këtë  eksperiencë të sajë  ku e cilcon sin ë ndër më të bukurat që I ka ndodhur dhe që do ta mbajë mëndj gjatë . Më tej Erisa na rrëfen impenjimet e saj të shumta mes punës dhe familjes, ku një ndër detajet që spikat është se  le cdo lloj angazhimi që ka në moment qe henri I vogël ka nevojë për të . unë le cdo gje kur ai ka nevojë për mua  dhe I qëndroj pranë atë fjalën që ti nuk ishe kur doja unë dua ta dëgjoj sa më pak thot  Erisa.Nuk dua të humb asnjë moment të Henrit për ti  dhënë vëmendjen që meriton.

Si e priti Xhixho ftesën nga produksioni?

Si arrin ta menaxhojë kohën mes angazhimeve në profesion, muzikës dhe familjes (që për të është padyshim ‘e shenjtë’)? Sa pranë e sheh politikën me muzikën, a gjen ndonjë përputhje mes tyre?  Pasionet e Erisës dhe shumë pyetje të tjera ju do të merrni përgjigje në këtë inervistë të përgatitur .

Si nis një ditë e Erisa Xhixhos ?

Sapo zgjohem puth djalin dhe i përgatis mëgjesin, me pas  vazhdoj punën në fakultetin e Drejtesise, UT ku jam rikthyer duke dhënë mësim me kohë të plotë dhe padyshim  angazhimet e partisë .Tani një kohë të mirë ma merr dhe “C’est la vie” sepse provat janë intensive edhe pse ju eshikoni njëher në javë ne na duhet shumë përgatije për të arritur deri në skenë. Ne kemi fatin që kemi produksionin që na mbështet shumë dhe punojmë shumë që spektakli të dali sa me mirë .

Sapo the që pjesën më të madhe të kohës ta merr C’est la vie kjo është një eksperiencë e re për ty mund të më thaush pak se si po e përjeton  ktë ndjesi rrugëtim të ri deri tani ?

Ka qënë një rastësi shumë e bukur mendoj, është një ndër eksperiencat me te  bukura.Unë e prita me shumë deshire,pavarsisht se familjarët e mi dhe shoqëria ishin pak spkeptik në fillim por dalengadale e ndryshuan mendimin.Më ka pëlqyer gjithëmonë pjesa e artit e muzikës të jep një energji shumë pozitive dhe po e përjetoj si një eksperiencë të vecantë që jo rrallë herë të vjen mundësia për të qënë në skenë dhe për të kënduar me artistë profesionistë sic është Erik Lloshi ,Era Rusi dhe I gjitë stafi, është një botë tjeter nga ajo e politikës apo e mësimdhënies . Përshembull ne jemi në kafe dhe një nga këngëtarët këndon e pason tjetri e me rradhe .është një atmosferë  shumë e bukur ku unë po e shijoje dhe uroj që kjo të jetë përcjellë dhe te publiku .

 Si u gjende ti në  C’est la vie?

Ka qënë Adi Hila një nga drejtuesit e “C’est la vie” më kishte dëgjuar më përpara pasi ne kemi bërë një këngë me partinë kur unë drejtoja LRI dhe kemi qënë në studion e Adit për ta rregjistuar kengen “Duam më shumë Shqipërinë”dhe aty Adi Hila më dëgjon e më thotë ke vesh te mire muzikor. Si duket e mbante mend këtë gjë dhe kur kanë menduar personazhet kane menduar të më kenë dhe mua pjese e ketij programi.Me telefonuanduke më propozuar që të bëhesha pjesë,në fakt unë e prita me shumë entuziazem shkova te Adi dhe i thashë më dëgjo dhe një herë se më ke dëgjuar shumë kohë më parë e mos lëm nam, aty më dëgjoi dhe më tha je shumë mirë e kështu filloi ky rrugetim .

Mos ndoshta muzika ka qënë një pasion i joti i fshehur dhe mos ndoshta erdhi momenti që ta shofim pak ndryshe Erisën?

Une kur kam qene e vogel kam qene pjesë e korit të shkollës ,pjesë e shtëpis se pionerve , pjesë e grupeve artistike që kane shkollat.Në gjimnaz kur kam qënë presidente senati tek Petro Nini Luarasi organizoja gjithmonë spektakle me pak fjale e kam pasur gjithmonepasionartin dhe kjo mundësi që mu dha me “C’est la vie” poe shfrytëzoj dhe po kenaqem.

 Erisa si poletikane, si petagoge dhe tani erisa në skenën e “C’est la vie” .Ku  dallon Erisa nga njëra tjetra nga këto ?

Së pari unë jam dashamirse e këngës, mua më vjen mirë që kam dalë në këtë profil pasi njerzit kanë filluar të shohin një Erisë tjetër më ndryshe nga politika serioze, kështu që shohin një Erisë që ka dhe pasionet e veta ka dhe dëshirat e veta . Gjëja që më ka pëlqyer më shumë ka qënë inkurajimi që më kanë dhënë njerzit se nuk është e lehtë të thyesh ca tabu e te kalosh ca kufi pasi është një hap i i guximshëm ,por vura re se njerzit e kane pritur mirë dhe e kanë për krahur .Skena nuk është aq e lehtë se ne shohim këngëtaret që dalim treminuta ,por më beso që përgatitja është shumë e madhe kjo falë dhe mbeshtetjes që kemi nga këngëtaret profesionist sic kam unë Erikun apo edhe nga gjithë orchestra duke bere që te dalim mirë në performacë. Por të garantoj që mua më rreh zemra sikur të jetë dita e parë qe dal ne skene.

 Cili ka qënë personi i parë që ti i ke thënë që unë do jem pjesë e  C’est la vie ?

Personi i parë ka qënë Monika që me ka dhënë shumë inkurajim sic është Mona shumë mbështetësë  për iniciativa të tilla dhe shumë guximtare për te thyer tabut .Pastaj ka qënë padyshim bashkëshorti i cili u shtangë në fillim  më tha deri dje ke qënë në fushatë elektorale e tani po na del në skenën te “ C’est la vie” ( qesh) ishte pak skeptik faktikishtë ,por kur e kuptoj se unë e kisha me shumë qejf padyshim që më dha suport .

 Meqenese se Momika e para e mori vesh cila eishte ajo fjale qe ajo te tha?

Po mona ka qënë pjesë e “C’est la vie” para 10 vitesh te “C’est la vie”e parë edhe ne shkonim atëherë se ishim pjesë e lri , shkonim e ndiqnim jepnim suport .Ajo më tha  është një eksperjenë shumë e bukur shko shijoje mos e humb dhe trego aty Erisën që nuk njohin të tjerët Erisën e vërtetë.

Meqën se ne jemi ktu dhe sapo the ka dhe Erisa pasionet të tjera vec politikës mësimdhënies, vec muzikës që sapo kemi zbuluar aka Erisa ndonjë pasion tjetër që ende se kemi zbuluar ?

Po unë e kam thënë edhe në një intervistë tjetër që aktrimi eshte nje pasion që une e kam zbuluar në  gjimnaz, kam punuar tre muaj për ta vënë në skene shfaqen“Valsi i Titanikut” ku na kane ndihmuar regjizoret e akademis së arteve ,luaja rolin kryesorë në ate shfaqje .Pra aktrimin ,teatrin I kam pasione,biles dhe u dyzova ne ate periudhe për te vazhduar aktrimin apo juridispodencën.(qesh)

Ke treguar që ke  mardhënie shumë të mira si politikane   e shikojm që dhe me skenën i ke mardhënie shumë të mira por me studentët si i ka mardhëniet Erisa?

Kam një metodike goxha europiane që kur kam filluar në fakultet kam pasur një ide për një mardhënie parneriteti me studentët ,te cilet ne te ardhmen do të jenë kolegët e mi  . Kur  isha ne studimet emia master në Londër duke parë dhe atje mënyrën e mësimdhënies afrimitetin që ka petagogu me studentët kjo ma theksoi dhe më shumë bindjen për këtë metodike pune te sukseshme,pra trajtimi i studentit si kolege ne menyre qe ai te ndihet mire dhe te marri maksimumin e lendes.

Duke pasur tër këtë angazhime si e menaxhon Erisa kohën për tja dalë , sa kohë  kalon me djalin, bashkëshortin ?

Unë gjithmonë kam qënë një njeri që me eshte dashur te menaxhoj kohën .Edhe kur mendova qe do isha pak me qete ja ku erdhi “C’est la vie” (qesh). Padyshim që me ardhjen e Henrit në jetë cdo gjë ka ndryshuar dhe ai është qëndra e botës, mundohem maksimalisht qe të jem pranë tij nuk dua të humb as një moment edhe kur ka angazhime që jane shumë të rërndëshishme nëse Henri ka nevoj  të jem pran ti shkoj dhe kaq.Besoj që familja është e shtrejtë për mua dhe si cdo prind dua që ta dëgjoj  sa më pak fjaline “që ti nuk ishe aty kur unë kisha nevoje per ty” kështu që mundohem te jem sa më shumë pranë tij funjava , mbaziteve sa më shumë të mundem .

Eshte Erisa një mami erreptë apo toleruese?

Së pari jam një mami e dashur dhe këte e thotë dhe familja ime.Nuk mund të them akoma se jam e rreptë apo  tolerante pasi Henri është vetëm 1 vit e gjysëm por jam strike për ca gjëra dhe tolerante kur duhet te jem.

 Cila është përralla që ti i tergon djalit cdo natë para se ta vesh në gjumë? 

Kemi një përrallë tani “Poku Camaroku” dhe ai i thotë “kopu” nuk e thotë dot tamam kjo është një përrallë që ja ka blerë gjyshja dhe ne e lexojm cdo nate para gjumit, pastaj përrallat që jam rritur unë me kecat dhe borbardha vazhojn të jenë ende në fuqi.Unë i këndoj djalit cdo nate (qesh) me ato ninullat e mia të shpikura e ca te dëgjuara por ai fle me këngë me zërin tim qe kur ka qene i vogël e deri tani.  Henri është një fëmijë i shkathët ,I qeshur ( me ka ngjare mua qesh) dhe i qetë ,kjo është një gjë e mirë pasi harmonia familjare përcohet dhe tek femija.

 Cila është mardhënia me vjerrën ?

Unë jam me fat që kam një vjerr të  tillë,e përkushtuar me djali sa herë ne kemi nevojë është shumë e disponueshme dhe diskrete në marrdhënie. Më jep dhe këshilla kur ajo eshikon të arsyshme është vërtet shumë e kujdeshme , e dashur dhe une e dua fort.

 Tre tipare dalluese të  Erisës ?

Kam përshtypjen energjia dhe pozitiviteti më dalloj nga të tjerët. Mendoj qe jeta është shumë e shkurtër për ta ngarkuar veten me enregji negative duke hedhur helëm për të tjerët.Njeriu duhet të ketë një shtyllë kurrizore një karakter të fortë, të ruaj me fanatizem vlerat dhe parimet tek te cilat beson.

 Cështë dashuria sipas teje?

Eh unë kam nja 10 vite me Enea tani jemi bere të lashtë. (qesh)

Dashuria është përvec pasionit e perkushtimit, respekt dhe besim ndaj parnerit pasi ne qoftë se nuk ka respek dhe besim ndaj partnerit atëherë shuhet cdo gjë .

A është xheloze Erisa?

Patjetër që jam xheloze por e shpreh me diplomaci ( qesh).

Cfarë urren më shum Erisa Xhixho ?

Mos mirënjohjen nuk e suportoj dot fare .Mos mirënjohja e shkaterron karakterin e njeriut .

Cfare përdore me shume atlete apo taka ?

Atlete nese do varej nga une do isha gjithe kohes me to,pavaresisht se puna dhe detyrimet na diktojne qe te veshim dhe taka.

Cfarë nuk mungon në cantën e Erisës?

Kuleta dhe celulari nuk mungon kurrë.