Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA për të takuar zyrtarë të lartë të shtetit. Gjatë vizitës së tij zyrtare, Rama ka postuar një video në Facebook gjatë një takimi me një polic shqiptar nga Tirana, i cili quhet Erion. Kreu i qeverisë dëgjohet gjatë videos teksa uron që Zoti të bekojë SHBA-të dhe Shqipërinë, ndërsa Polici e dedikon urimin e tij ndaj kryeministrit.
PJESË NGA VIDEOJA:
Edi Rama: Në Washington DC me Erionin nga Tirana, jo Lali, por është një Erion tjetër që ka 22 vjet në Amerikë. Shikojeni këtu, ky më mbron mua këtu. Shikojeni! Përshëndenti ata në Tiranë.
Efektivi: Mirëserdhët në Amerikë. Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Edi Rama: Hajde Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Efektivi: Zoti iu bekoftë ju!