Erion Veliaj e akuzon për Vilën në Gjirin e Lalzit, i përgjigjet...

Erion Veliaj e akuzon për Vilën në Gjirin e Lalzit, i përgjigjet Kryemadhi: Aty vijnë nuset dhe bëjnë fotot e dasmës. Po lali Eri i ka deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas?!

395
0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, për vilën private në Gjirin e Lalzit.

 

Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për këto akuza dhe ka thënë se vilën e saj e në Gjirin e Lalzit e ka të deklaruar, dhe para vilës çiftet e reja dhe nuset bëjnë foto. Ajo iu kundërpërgjigj “lali Erit” me një pyetje për të: Se kur do ta deklaronte ai vilën e tij dhe fustanet Dolce & Gabbana të bashkëshortes së tij.

 

“Dua të theksoj që Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalzit dhe e dinë gjithë shqiptarët. Biles vijnë bëjnë fotografi të oborri i Monikës. Edhe ndonjë nuse me dhëndër bëjnë fotografitë e dasmës te vila në Lalz. Problemi është ky Lali Eri a i ka deklaruar këto pronat e veta. Se fustanet e gruas së vet Dolce & Gabbana del e thotë i ka bërë gjyshja e vetë. Lali Eri do ta deklarojë këtë deklaratën për banorët e Kombinatit dhe pallateve pupulite. Do t’iu japë një kontratë që këta njerëz do të rimarrin shtëpitë e tyre?”, tha Kryemadhi.

 

Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shprehur kështu për Kryemadhin: Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendoja sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot?