
Menduan ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, por mesa duket jo më!
Djali i Ardian Fullanit dhe vajza e Majlinda Bregut janë në një lidhje, dhe foto të shumta të postuara nga çifti në të njëjtat vende ishin ato që nxitën dyshimet e para. Por në një foto paparaci, Eriku dhe Kejda u fotografuan në krahët e njëri-tjetrit.
Megjithatë, të rinjtë duket se kanë marrë vendimin për të mos e mbajtur më sekrete lidhjen e tyre. Ata kanë postuar foto nga një vend magjik, buzë detit me detaje romantike.
Të dy kanë postuar foto nga i njëjti vend, që mesa duket është një festë e organizuar.
Më shumë se kaq nuk duhet, për të kuptuar se po kalojnë çaste nën shoqërinë e njëri-tjetrit!