Erëza që ndihmon në trajtimin e artritit, kujdesi që ju duhet

Erëza që ndihmon në trajtimin e artritit, kujdesi që ju duhet

404
0

Sëmundjet e kockave njihen si degjenerative dhe shume të dhimbshme. Këtu pa dyshim që futet artriti dhe osteoartriti i cili prek kryesisht kyçet dhe nyjat. Probleme të tilla në trup shfaqen me kalimin e moshës dhe prekin një numër shumë të madh personash. Rastet mund të fillojnë që pas të 40-tave, por shenja të tij vihen re edhe tek më të rinjtë duke filluar që në të 20-tat. Kjo për një mori arsyesh që nisin nga qëndrimi, kequshqyerja dhe kryesisht stili i keq i jetesës.

 

Si ta trajtoni

Përtej konsultave të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme me mjekun, dihet tashmë që edhe produktet apo mënyrat natyrale të kurimit janë një ndihmesë e madhe për trupin.

Këtë e konfirmon edhe studimi ku tregohen vlerat e erëzës së turmerikut në sëmundjen e osteoartritit.

Në studimin ku morën pjesë 130 persona me simptoma të osteoartritit të gjurit, u vu re se pas disa ditëve të konsumimit të kësaj erëze dhimbjet u larguan. Përtej ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, këta pacientë morën 500 mg turmerik nga tre herë në ditë për një periudhë 1 mujore. Në përfundim të studimit ky trajtim tregoi se simptomat dhe dhimbja e artritit u përmirësua me 50%.

 

Përse turmeriku?

Kjo Erzë që hyn në familjen e xhenxhefilit, por ndryshe njihet edhe si shafrani i Indisë ka veti antiinflamatore. Përdoret dhe rekomandohet shumë në përmirësimin dhe kurimin e sëmundjeve të tjera, siç janë ato kardiovaskulare. Sipas këtij studimi mjaftojnë 500 mg turmerik në çdo vakt, të tretur në qumësht apo në gatime të ndryshme.