Aktualitet

Erërat e forta/ “Temperaturat do ulen deri -12 gradë”, Meteoalb: Ja kur pritet të normalizohet situata

By vizional

January 05, 2020

Meteoalb jep parashikimin për këtë javë, ku në Tiranë dhe në mbarë vendin ka erëra të forta, ndërsa në zona kryesisht  malore kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Temperaturat në këtë javë pritet që të ulen deri minues 12 gradë celcius, ndërsa maksimalisht do të shkojnë 10 gradë. Nga e mërkura e në vazhdim, pritet normalizimi i situatës dhe kthim të temperaturave në vlera tipike për muajin janar.

Moti JAVOR: Sonte vijojne reshjet e pakta te debores por neser, priten kthjellime të shpeshta DHE vranësira të pakta të cilat SJELLIN Reshje të pakta dëbore VETËM në zona të izoluara të shtrirjes Lindore NDËRSA e marta VIJON kryesisht e kthjellët. Nga e mërkura deri në fundjavë PRITEN kthjellime e vranësira   kalimtare; më të shpeshta në zonat malore KU NUK përjashtohet mundësia e Reshjeve të pakta DHE afatshkurtra të dëborës. MEGJITHATË kjo JAVË përkufizohet në tërësi e kthjellët dhe e ftohtë.

 

TEMPERATURAT: Sonte pas mesnates ulen ndjeshem, rënia vijon edhe mëngjesin e neserm KU Zonat Malore do shënojne nga -4 në -10°C; Rënia vijon edhe në mesditë KUR MAX shënon DERI 10°C. EDHE e marta në mëngjes sjell TJETËR rënie, pritet MIN rreth -12°C POR mesdita sjell RRITJE duke shënuar MAX 12-13°C. Nga e mërkura dhe në vijim duke perfshire edhe fundjaven, priten rritje të Temp. duke bërë që Shqipëria të kalojë në vlera tipike të Janarit (MIN tipike të janarit janë rreth -4 dhe MAX rreth 12°C).