Erdogan ‘vjedh’ një zonjë nga Putini për foto

Erdogan ‘vjedh’ një zonjë nga Putini për foto

406
0

Një sesion fotosh në Ankara ku përfshiheshin presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin morën një kthesë të papritur kur kreu turk vendosi ta rregullonte pak formacionin. Ndërsa udhëheqësit rusë dhe turq u paraqitën për një foto gjatë vizitës zyrtare të Vladimir Putinit në Ankara, Presidenti Erdogan me sa duket u shqetësua nga fakti se kishte vetëm burra në anën e tij të fotografisë së grupit, ndërsa presidenti rus kishte tre gra të bukura pas tij. Në një përpjekje diplomatike për të ‘balancuar’ foton përpara se të shkrepte, presidenti turk i kërkoi një prej zonjave të qëndronin pranë tij, ndërsa Putini i vështroi këto manipulime me një buzëqeshje.  Më 3 prill, Presidenti rus Vladimir Putin arriti në Ankara për të mbajtur bisedime me homologët e tij turq dhe iranianë. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare që nga rizgjedhja e tij në mars, Putini pritet të diskutojë me Erdogan një mori çështjesh të rëndësishme politike dhe ekonomike, duke përfshirë ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu dhe shpërndarjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 në Turqi .

 

Shperndaje