Erdogan: Turqia është kafshatë e madhe, nuk gëlltitet përmes lojërave

Erdogan: Turqia është kafshatë e madhe, nuk gëlltitet përmes lojërave

372
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën se është në dijeni për lojërat e rrezikshme dhe skenarëve që po planifikohen në rajon, për të shtuar se Turqia është një kafshatë e madhe e cila nuk mund të gëlltitet përmes trukeve të tilla. Erdogan ka uruar besimtarët myslimanë në Turqi dhe në botë për festën e Bajramit e cila fillon të dielën për të shtuar se myslimanët po lënë pas vetes muajin e Ramazanit dhe me shpresa të mëdha presin Bajramin. Në pjesën tjetër të mesazhit, ai ka folur edhe për situatën në rajon. “Jemi të vetëdijshëm për lojërat në Irak dhe Siri, ashtu siç vërejmë tendencat për skenarë të mundshëm të krizës në rajon. Megjithatë, ne shpresojmë se që të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë realitet. Turqia është një kafshatë mjaft e madhe e cila si e tillë nuk mund të gëlltitet përmes këtyre lojërave. Jemi të vendosur tu përgjigjemi atyre që mendojnë se me anë të këtyre lojërave mund të marrin vendin tonë”, tha Erdogan, raporton Anadolu Agency. Presidenti i Turqisë tha se kur ata dhe mercenarët e tyre të kuptojnë gabimin që kanë bërë me synimet e errëta për integritetin territorial të Turqisë, do të jetë shumë vonë. “Territori në të cilën jetojmë na është dhënë si atdhe dhe është lagur me gjakun e paraardhësve tanë. Detyra jonë është ta lëmë për gjeneratat e ardhshme si një vend i fortë, i begatë, i qëndrueshëm dhe i sigurt. Për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë”, tha Erdoğan.