Erald Farruku/ Jo vetëm seksi por edhe bloger!

Erald Farruku/ Jo vetëm seksi por edhe bloger!

1893
0

Nga Bleana Shabani

Të gjithë sot janë bërë vartës të rrjeteve sociale, ku media jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë është e ndjekur nga të gjithë. Duke u referuar në botën e modës jemi ndeshur me model apo modele mjaft simpatik/e. I tillë është dhe rasti i një djaloshi nga qyteti i Durrësit, Erald Farruku, i cili ka lënë mjaft për të dëshiruar në fushën e modës. Model, bloger, mister, showman i “Top-Channel”, “Mister beach of Albania 2016”, dhe fitues i “Mister Durrësi 2016”. Ky model kaq i pëlqyer, gjithashtu ka lançuar dhe blogun e tij, duke ardhur në treg si fashion bloger. Kaq i ri, i bukur dhe me një ambicie të jashtëzakonshme në botën e medias. Eraldi ka studiuar për Inxhinieri Energjitike, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe jo vetëm, ai pritet që shumë shpejt të paraqitet si një pedagog pranë këtij universiteti. Epo vajza, jo shumë larg universitetit do i paraqitet një pedagog mjaft seksi, tërheqës dhe mbi të gjitha model.