Një dokument i sapodeklasifikuar i CIA-s dhe i nxjerrë nga gazetari Armand Plaka në faqen e tij në Facebook, nxjerr një fakt të rëndësishëm për historianët.
Dokumenti i takon vitit 1975 dhe është hartuar nga zyra e CIA-s për Shqipërinë.
Për herë të parë shërbimi sekret amerikan i ndërpret lidhjet me UDB-në jugosllave për Shqipërinë dhe nuk i beson më spiunazhit me të cilin punoi për ca vite.
Më 1 nëntor 1975 CIA thekson se Enver Hoxha vuan nga një lloj kanceri dhe ka jetë vetëm 3 javë.
Gazetari Armand Plaka që është marrë gjatë me dokumentet e CIA-s thekson se “aty bëhet me dije edhe nisja e purgës më të madhe që Hoxha do të realizonte në radhët e bashkëpunëtorëve të vet në qeveri e parti.
Vetë CIA shfaq rezerva në lidhje me vërtetësinë e lajmit, i cili sipas raportit vinte nëpërmjet Beogradit, por thekson gjithashtu se Hoxha tashmë kishte një kohë të gjatë që po zhvillonte një luftë me kancerin”.
Në fakt Enver Hoxha jetoi edhe 10 vjet, por 7 vjet pas publikimit të këtij dokumenti nisi spastrimi më i fuqishëm brenda Partisë së Punës së Shqipërisë.
Në fakt Enver Hoxha jetoi edhe 10 vjet, por 7 vjet pas publikimit të këtij dokumenti nisi spastrimi më i fuqishëm brenda Partisë së Punës së Shqipërisë.
Diktatori komunist, Enver Hoxha eleminoi kryeministrin Mehmet Shehu; Ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; Ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu; Ministrin e Jashtëm, Nesti Nase; Ministrin e Shëndetësisë, Llambi Ziçishti; Zv.Ministrin e Mbrojtjes, Alfred Moisiu. Me një fjalë të gjithë kupolën dhe qeverinë që e zëvëndësoi me njerëz që vinin nga baza, pa shkollë dhe edukim. Një pjesë e tyre u vranë, një pjesë u burgosën.