“Eneda i ka bërë ato hapa, kurse Fifi…” mos vallë Era Rusi...

“Eneda i ka bërë ato hapa, kurse Fifi…” mos vallë Era Rusi i hodhi benzinë zjarrit me këtë që tha

349
0

 

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”, duket se jo vetëm fansat, por edhe artistët, janë ende të pavendosur dhe hera-herës të dyzuar, përsa i përket emrit fitues. Siç tashmë e dini, Eneda Tarifa u shpall fituese me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërsa në vend të dytë u shpall fituese Fifi me “Se mbarova”, por kjo zgjedhje zhgënjeru rëndë publikun, i cili vazhdonte të brohoriste emrin e këngëtares nga Ferizaj.

E ftuar në “Thumb On” këngëtarja Era Rusi ka treguar  nëse do të ishte pjesë e festivalit, të 30 pikët do ja jepte Eneda Tarifës dhe se asnjë artist nuk duhet të trajtohet ashtu nga publiku.

“Isha në punë natën e finales dhe ndoqa post “Këngën Magjike”. Unë si Era më rri më shumë kënga e Enedës, si gusto personale. Nga ana e një materiali më fresh është Fifi. Nuk do të doja të isha në Kënga Magjike këtë vit. Njëra është më solide, ndërsa tjetra pak më e madhe.

M’u duk shumë e shëmtuar ajo që ndodhi. E para më vjen shumë keq, asnjë artist nuk e meriton atë gjë. Nuk do të doja të isha në vendin e Enedës, ajo nuk e meritonte atë gjë. “Kënga Magjike” është festival karriere, duhet të kesh bërë disa gjëra në karrierën tënde dhe pastaj kalon në një stad tjetër. Mendoj që Eneda i ka bërë ato hapa.  Nga pikëpamja artistike e meritonte çmimin e ”Kënga Magjike”,- u shpreh ajo, duke i hedhur benzinë zjarrit me deklaratën e saj.