Ëndrra për të cilën po punonte prej kohësh, Eneda Tarifa zbulon pengun...

Ëndrra për të cilën po punonte prej kohësh, Eneda Tarifa zbulon pengun e fundit të Kujtim Prodanit

395
0

Ndarja parakohe nga jeta i la në mes kantautorit Kujtim Prodani një ëndërr për të cilën ishte duke punuar prej kohësh. Ai po punonte për një recital në nderim të kujtimit të nënës së tij, Anita Take.

 

Këtë e ka rrëfyer Eneda Tarifa e ftuar në “Shqipëria live”, e cila tregoi se prej kohësh po bashkëpunonte me Kujtimin.

 

“Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anidës, edhe të Kujtimit”,u shpreh Eneda duke e konsideruar pengun që Kujtimit i mbeti pa realizuar.

 

“Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezoni. Doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot”, tha këngëtarja.