EMRI/ E kishte kthyer banesën në fermë për kultivimin e drogës, arrestohet...

EMRI/ E kishte kthyer banesën në fermë për kultivimin e drogës, arrestohet shqiptari në Angli

377
0

Policia në Uest Yorkshire pranë një ndërtese në Halifax zbuloi një fermë të madhe kanabisi, e cila mund t’iu sillte fitime tregtarëve të drogës deri në 1 milionë paund.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetuR një shqiptar të quajtur, Ditran Hoxha, 38 vjeç, cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë në ambientet e banesës. 38-vjeçari tentoi që të ikë nga policia, duke u hedhur nga çatia, ndërsa theu këmbën.

Hoxha, i cili kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, u burgos për 30 muaj pasi një gjyqtar dëgjoi detaje të sofistikuara .

Në gjyq u tha edhe se gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rrënjë të kanabisit, që ndërkohë po rriteshin, raportojnë mediat angleze.

Në total oficerët kanë sekuestruar 621 bimë kanabis dhe ambientet ishin të pajisura me çarçafë plastikë, kanalë ventilimi, dhe sistem ngrohje.

Sipas vendimit të gjykatës britanike, Ditran Hoxha do të përballet me dëbim menjëherë pasi të përfundojë dënimin e caktuar në shtetin anglez.

Nëse droga do të rritej dhe do dilte në treg do kapte vlerën afër 1 milionë paund.

“Ju keni ardhur këtu në mënyrë të paligjshme, duke kontrabanduar në një farë mënyre, për të mbledhur para për të siguruar familjen tuaj,” i tha gjyqtari Hoxhës përmes një përkthyesi.