EMRI/ Arrestohet në Itali shqiptari që i “vuri poshtë” biznesmenët më të...

EMRI/ Arrestohet në Itali shqiptari që i “vuri poshtë” biznesmenët më të mëdhenj italianë

482
0

Dritan Idrizaj është menaxheri shqiptar i hoteleve në Pietra Ligure, i cili u arrestua në Itali për kamatë, mashtrim dhe zhvatje. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, së bashku me të tjerë kishin krijuar një organizatë mes Imperia dhe Albenga, përmes të cilit huazonin para për sipërmarrësit lokalë. Idrizaj, sipas rindërtimit të skemës nga hetuesit, ishte përgjegjës për “tërheqjen” e viktimave, të cilët shpesh e dinin. Duke qenë vetë sipërmarrës, përmes metodave të “mira dhe miqësore” derisa binin në rrjetën e grupit kriminal. Nëse nuk mund të paguanin borxhet, sipërmarrësit kërcënoheshin nga banda. Një furnizues ushqimesh, i cili në të kaluarën kishte pasur Idrizajn si punonjës, u detyrua të kthente 600 mijë euro dhe duke u dhënë kriminelëve pronat. Për disa raste të tjera nuk u gjetën prova.