Aktualitet

EMRAT/ Përleshja në burgun e Rrogozhinës, ja kush janë të dënuarit e përfshirë në sherrin e dhunshëm

By vizional

October 15, 2019

RROGOZHINË– Një përplasje masive mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës. Sherri ka nisur mes gjashtë të burgosurve në palestrën e burgut, ku si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Gazetari Kelmend Baçi raporton për “Balkanweb” se ka qenë i dënuari Endrit Goga, ai që së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur të burgosurin me mbiemrin Bajrami.

 

 

 

I dënuari Bajrami është dërguar me urgjencë në spitalin e Tramës në Tiranë, ndërsa të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.

 

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar konfliktin mes të dënuarve, ndërkohë që nuk ka as detaje lidhur me gjendjen e të plagosurit.