Lifestyle

EMRAT/ Njihuni me të dashurat që ka pasur Enver Hoxha

By Vizion

August 07, 2016

Sipas dokumenteve të CIA-s kur Hoxha ishte profesor në Liceun e Korçës kishte të dashur një nga vajzat më të bukura të asaj kohe të quajtur Tanca Mishu. Po kështu në dokument shkruhet se Hoxha nuk u është ndarë fustaneve të femrave edhe gjatë Luftës.

Të dhënat e para janë marrë nga CIA në Greqi, prej një shqiptari të arratisur, Aleko Bimli, një qytetar nga Korça, ish-nxënës në kohën kur Hoxha jepte mësim në Liceun e Korçës. Ai me cilësinë e atasheut të shtypit pranë Legatës Shqiptare në Beograd, e kishte shoqëruar Hoxhën gjatë vizitës së vitit 1996 në Jugosllavi. Nuk dihet se në çfarë rrethanash Aleko është arratisur.

Informacioni më i hershëm i CIA-s për jetën seksuale të Hoxhës mban datën 21 maj 1951. Ai është pjesë e një kartele me 24 faqe. Të dhënat më të hershme janë të vitit 1943, ndërsa më të vjetrat të vitit 1957. Në këtë kartelë Hoxha identifikohet me cilësimin “SUBJEKTI”. Në faqen 12 të tij shkruhet tekstualisht se “Liri Kondi dhe Milka Frashëri janë të dashurat me influencë të Subjektit”.

Aleko i përshkruan kështu Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun: “Tek-tuk në shtypin e lirë figuron gjykimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri. Nuk pajtohem me këtë opinion. Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim, Mehmeti është më i egër, temperamenti i tij, më i spikatur. Merita këto të domosdoshme për një udhëheqës në një regjim totalitar. Mirëpo, këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçoz, i rrëmbyer dhe ka nevojë kurdoherë për ndokënd që ta përmbajë. Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet nga pasionet personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit. Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më politik, më tepër diplomat, më realist”, shkruan ai.

Ai shkruan më tej se pavarësisht këtyre kur është fjala për vendime, masa dhe orientime antipopullore të hapta, atëherë di të vihet në plan të dytë’ ngarkon për shpalljen dhe zbatimin e tyre ndonjë tjetër, p.sh., Mehmetin. Duke e konsideruar si një njeri që nuk kishte asgjë të veçantë gjatë kohës kur ishte mësues, tashmë. “Ai ka personalitet. Ai e ka vendosur veten mbi masat, ai është një demagog i lindur. Ai është një orator i mirë. Ai di më mirë se çdokush tjetër si ta frymëzojë anëtarin e thjeshtë të partisë”, shkruhet në dokumentet e CIA-s.

Bimli shprehet se në Greqi ka dëgjuar se Hoxha është edhe pederast, por vetë qëndron asnjanës ndaj këtyre fjalëve.

“Këtu në Greqi kam dëgjuar se është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri nuk më kishte zënë veshi një gjë të tillë. Përcaktojnë madje se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike tani në Selanik,-e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalisht, as mund ta përgënjeshtroj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë”, shkruan ai.