Aktualitet

Emrat/ Ja ministrat e dekretuar dhe ata të pa dekretuar nga Presidenti

By vizional

January 05, 2019

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime të shumta të kabinetit qeverisës, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekrete për 7 shkarkime. Ajo që vihet re ështe se nuk është firmosur shkarkimi për Ditmir Bushatin.  Presidenti Ilir Meta ka dekretuar edhe emërimin e deputetes Elisa Spiropali, si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin edhe Erjon Braçen si Zv/kryeministër.  Po ashtu janë firmosur nga Presidenti edhe dekretet për emërimin e ministrave Eduard Shalsi dhe Bledi Çuci.

 

Janë firmosur dekretet për shkarkimin e:

1-Lindita Nikollës,

2-Damian Gjiknuri,

3-Arben Ahmetaj,

4-Senida Mesi,

5-Niko Peleshit,

6-Mirela Kumbaro dhe

7-Sonila Qatos.

 

Nuk u firmos shkarkimi:

Ndërsa nuk ka dekretuar shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pasi ka kërkuar më shumë kohë.

 

Jane firmosur deri tani dekretet per emerimet:

1-Erjon Braçe,

2-Eduard Shalsi,

3-Blendi Çuçi,

4-Erisa Spiropali

 

Ndërkohë deri tani (ora 13:00, 5 janar 2019) nuk janë dekretuar emërimet për:

1-Besa Shahinit

2-Gent Cakës

3- Anila Denajt

4- Elva Margaritit

5- Belinda Ballukut