EMRAT/ Doli me motoskaf në det me shokun, u gjet e pajetë....

EMRAT/ Doli me motoskaf në det me shokun, u gjet e pajetë. Arrestohet 24-vjeçari, ja çfarë tha në Polici. U përpoq të fshihej kur…

531
0

SENAD NIKSHIQI/ Një ditë pasi një 17-vjeçare humbi jeten ne plazhin e Velipojes, arrestohet nga Policia shoku i saj me të cilin kishte dalë shëtitje me motoskaf. Trupi i saj u gjet i pajete nga nje peshkatar 800 meter nga bregu ne zonen e Vilunit. Peshkatari njoftoi policine. Viktima eshte adoleshentja Enisa Dodaj, e cila kishte hipur ne nje motoskaf me nje 24 vjeçar nga Shkodra, shtetasin Indrit Bajraktari 24 vjeç. Pas me shume se 30 minutash ne uje, pronaret e motoskafit jane futur ne uje per te pare perse jane vonuar ndersa kane konstatuar 24 vjeçarin ne tentative duke u fshehur. Ne keto momente, i riu i ka thene pronareve te skafit se vajzen e kishte nxjerr ne breg dhe e kishte marre xhaxhai i saj. Policia ka identifikuar me shpejtesi shtetasin Indrit Bajraktari te cilin e ndaloi ne rrugen Shkoder-Velipoje.

 

24 vjeçari ka deklaruar se vajza ka rreshqitur nga skafi dhe se nuk e mban mend mire se çfare ka ndodhur.

 

Policia vijon punen per zbardhjen e plote te ngjarjes. 17 vjeçarja ishte me origjine nga Burreli dhe banuese ne Bathore ne Tirane ndersa kishte ardhur keto dy dite me familjen ne plazhin e Velipojes ndersa 24 vjeçari ishte nje shok i saj.