EMRAT/ 6 Gjyqtarët e prokurorët që i shpëtuan Vetingut, mes tyre Mirela...

EMRAT/ 6 Gjyqtarët e prokurorët që i shpëtuan Vetingut, mes tyre Mirela Fana

469
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pushuar procesin e rivlerësimit për 6 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë, të cilët nuk do të kalojnë në filtrin e Vettingut. Mes tyre, është emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, bashkëshortja e avokatit Neshat Fana. Vendimi për 6 subjektet është marrë që më datë 23 mars, ndërsa ka e qenë e njëjta trupë gjykuese e komisionit e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia dhe Xhensila Pine që ka vendosur ndërprerjen e rivlerësimit për ta. Më herët KPK ka ndërprerë procesin e Vettingut edhe për ish kreun e prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajn. Gjyqtarët e prokurorët preferuan të japin dorëheqje, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë për ti shpëtuar filtrit të Vetingut.

Lista

 

Ilir Pashaj: Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen në shkur të vitit të kaluar

 

Etleva Sherifi: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, në mars të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqjen

 

Adnand Bërdica: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen

 

Mirela Fana: Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen

 

Sulejman Tola: Prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Krujë ka dhënë dorëheqjen

 

Ertian Shehu: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen