EMOCIONUESE/ I mahniti të gjithë në Festivalin e Muzikës në Rusi, ja...

EMOCIONUESE/ I mahniti të gjithë në Festivalin e Muzikës në Rusi, ja kush është Inis NEZIRI, zëri magjepsës i Shqipërisë (PROFIL)

545
0

Këngëtarja Inis Neziri arriti të bënte krenar Shqipërinë me zërin e saj duke prekur finalen Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës për të Rinj (New Wave), që po mbahet në Rusi.

 

 

19-vjeçarja mori vlerësimin maksimal nga juria duke fituar dhe duartrokitjet e zjarrta të publikut. Ajo do të ketë shanse ditën e nesërme të arrijë maksimumin në finalen e ‘’New Wave’’.

 

Profili

Inis Neziri nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Talenti i saj për muzikë u dallua që në fëmijëri, kur ajo fitoi festivalin e këngëve për fëmijë ‘’Gjeniu i vogël’’ në vitin 2013.

 

4 vite më vonë, Inisi u befasoi të gjithë në Festivalin e 56-të të RTSH-së duke marrë çmimin e tretë me këngën ‘’Piedestal’’. Suksesi i saj nuk u ndal as në ‘’Këngën Magjike’’ njjë vit më vonë duke fituar një tjetër çmim ‘’Best Duet’’ në bashkëpunim me Flori Nazifin duke kënduar ‘’Fli në krahët e mi’’.

 

Ajo ia doli të korrte sukses dhe jashtë kufijve të vendit duke dalë në vendin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar ‘’Tra la la’’ në Maqedoni dhe në Rumani në Festivalin Ndërkombëtar ‘’ Cerbul de Aur” fitoi çmimin e madh ‘’Dreri i Artë’’.

 

Inisi lançoi në 11 maj të këtij viti këngën e saj ‘’E theve’’.

 

Ndërkohë, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe e ndoqi me kuriozitet perfomancën e Inis Nezirit në Rusi. Ajo i ka bërë apel mediave që të shkruajnë sa më shumë për këtë talent të muzikës.