Aktualitet

Emocionet nuk mbarojnë….Qamili dhe Kristina, u ndanë nga diktatura në vitet ’50, por i martoi këtë maj GERALDINA SPOSA (HISTORIA QE PERLOTI TE FTUARIT)

By vizional

June 01, 2019

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Marcela dhe Mandi, edhe këtë vit, në sfilatën e përvitshme të Geraldina Sposa, kanë suprizuar qindra të ftuarit që kishin mbërritur në një nga hotelet luksoze të Tiranës për të shijuar spektalin e nuseve, që këtë herë, nuk ishin vetëm modele.

 

Por, historia prekëse e Qamilit dhe Kristinës, i bëri të gjithë të mbajnë frymën, dhe të hapin celularët.

 

Adit Gjebrea, ia ka marrë dorën në tregimin e historive. Këtë radhë, u vendos edhe në rolin e lidhësit në kurorë.

 

Ai tregoi një histori si në botën e çudirave.

 

Kristina, në vitet ’50, sapo kishte përfunduar shkollën dhe do të punonte në uzinën e autotraktorëve. Vajzë e re bukuroshe, ende nuk e kishte gjetur njeriun e ëndrrave.

 

Por, në autobuzin e linjës, duke shkuar në shtëpi, pa Qamilin, një djalë karizmatik që e tërhoqi menjëherë. Të dy, e ndjenë se u deshën me kontaktin e parë të syve. Autobuzi ndali, Kristina zbriti, dhe nuk e pa Qamilin. Për disa ditë me radhë mendoi për djalin e autobuzit. Si ta takonte, ku ta gjente.

 

Por ja një ditë në punë, përballë vendit të saj, u gjend ai…djali i ëndrrave, Mili. Punonte në një ndërmarrje me të. Të rinjtë, filluan të frekuentoheshin, por kur erdhi puna te familjet, gjithcka u përmbys. Endrra e tyre nuk realizohej. Mili, kishte problem me biografinë. Kristina e la Milin të lirë, të vazhdonte jetën. Mili, pas disa viteve u martua. Kristina po ashtu….

 

Koha vrapon, vijnë vitet e demokracisë dhe secili prej tyre sheh rrugën e vet. Kristina ikën jashtë vendit në Argjentinë, e Mili vazhdoi jetën këtu në Shqipëri. Pas disa vitesh, ndahet nga jeta bashkëshorti i Kristinës, dhe ajo vazhdon jetën me fëmijët. Dhe një ditë, për ngushëllim, i bie një telefon nga Shqipëria: Alo Kristina, jam Mili, të mora të ngushëlloj. Kristina u rikthye në kohë por s’mund të bënte asgjë. Mili kishte jetën e tij.

 

Vetëm pas pak vitesh, i vjen një telefonatë nga e motra: Kristinë, kam një lajm për të dhënë. Milit e humbi bashkëshorten. Një gjë në zemrën e Kristinës lëvizi, por ajo vetë nuk bëri asnjë lëvizje, derisa në telefonin e saj mbërriti një tjetër thirrje: Alo Kristina, jam Mili. Të lutem kthehu në Shqipëri. Ne të dy jemi vetëm. Atë që e filluam në rininë tonë, le ta përfundojmë në pleqërinë tonë” ishte zëri që kumboi nga ana tjetër e telefonit dhe turbulloi Kristinën.

 

Nuk mund t’i rezistonte lutjeve të Milit. Ishte dashuria e saj e parë. Nuk ngurroi shumë, mori avionin e mbërriti në Shqipëri.

 

Ata kanë një vit që janë së bashku në Shqipëri. Por në 30 maj, vendosën të vënë kurorë publikisht. Ajo, Kristina, të vishet me fustanin e bardhë të ëndrrave të saj, dhe ai, Mili, me kostumin e dhëndërrit.

 

Kjo ishte një nga historitë që solli Ardit Gjebrea për Geraldinën në botën e çudirave, realizuar me aq mjeshtëri, jo si aktrim, por si një histori e vërtetë.

 

Dhe të ftuarit, i duartrokitën mes emocionesh të mëdha çiftin që sfiloi përpara tyre.