Emocionet e ditës së mësuesit në shkollën jopublike “Kristaq Rama”

Emocionet e ditës së mësuesit në shkollën jopublike “Kristaq Rama”

1422
0

Nxënësit me buqeta me lule që i drejtohen klasave të tyre, dhe mësuesve të tyre! Lulet dhe kartolinat me urime i shohim në çdo klasë këtë mengjes, në shkollën jopublike Kristaq Rama në kryeqytet.

Sot është një ditë feste për mësuesit, por dhe për nxënësit e tyre të çdo grupmoshe.  Në orët e para të mëngjesit , oborri mbushet dhe gumëzhin nga zërat e vogëlushëve.

Por kjo është një ditë ndryshe për ata. Ata mbajnë në duar buqeta me lule dhe vrapojnë drejt mesuesve.  Sot është dita më emocionuese e mësuesve, ashtu si ditën e parë të shkollës, mësuesit rrethohen nga përqafimet e nxënësve të tyre.

Kjo është pamja më e bukur e vitit si për mësuesit, edhe për nxënësit.