Tragjedia që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor, nuk mund të mos prekte edhe modelen shqiptare Emina Çunmulaj.
Emina njihet për natyrën e saj bamirëse dhe sa herë vjen në Shqipëri angazhohet në nisma të ndryshme humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Modelja gjatë gjithë këtyre ditëve ka postuar në Instagramin e saj, detaje nga ndihmat e ‘Fundjavë Ndryshe’ por nuk ka treguar një nismë të vetën specifike. Ndërkohë, në një lidhje direkte në punatatën speciale të emisionit NIN, dedikur mbledhjes së fondeve për Shqipërinë, Emina njoftoi se ka dhuruar 10 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit.
Me lot në sy, ajo premtoi se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri dhe do bëjë personalisht atë që i do zemra.