Lajme

Emigranti vetëvritet në aeroport, hidhet nga terminali i Rinasit

By Vizion

September 01, 2016

Një emigrant shqiptar ka kryer një akt vetëvrasje ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur që andej.

Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve.

Burime nga policia thonë se shqiptari është 35­-vjeçar dhe banonte në Mynih të Gjermanisë.

Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania me avion dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar në spital i pajetë.