Emër i ri, investim i Bashkisë Kamëz, ndërtohet rruga “Republika e Re”

Emër i ri, investim i Bashkisë Kamëz, ndërtohet rruga “Republika e Re”

573
0

Ndërtimi i rrugës “Republika e Re” është një tjetër investim i Bashkisë Kamëz që po realizohet këto ditë. Për të parë nisjen e punimeve në këtë segment rrugor ishte i pranishëm kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka theksuar se vetëm për këtë vit Bashkia po realizon 50 projekte në infrastrukturë. Rruga “Republika e Re” ndodhet në lagjen Kamëz nr. 3. Ky segment rrugor është një arterie kryesore, e cila shërben për të lidhur një pjesë të rëndësishme të lagjes nr. 3 Kamëz me Valiasin, pasi lidh rrugën “Abdi Bej Toptani” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Segmenti rrugor ku po investohet është i gjatë 1040 ml, me gjerësi rruge 8 m. Gjerësia ekzistuese varion nga 3 deri në 5 m, e cila është rrugë me taban për një gjerësi prej 3 m në pjesën më të madhe të saj dhe nga ana lindore e këtij segmenti rrugor janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të ndotura me tubacione Ø 400, Ø 600 dhe puseta çdo 50 m.

loading...