Lajme

Elvana Gjata dhe Capital T i befasojnë të gjithë, bëhen bashkë për hitin e verës

By vizional

June 29, 2019

Elvana Gjata dhe Capital T duket se janë bërë bashkë për të sjellë hitin e kësaj vere. Pas suksesit të këngës me titull ‘Lejla’, dyshja e artistëve ka bashkëpunuar sërish për të sjellë një projekt të ri muzikor për muajt e nxehtë të verës.

 

‘Prive’ ka zbuluar se xhirimet e videoklipit më të fundit i cili pritet të publikohet ditën e sotme, janë bërë në Turqi. Pak ditë më parë, Elvana zbuloi një pjesë të ‘look-ut’ të saj në këtë videoklip, për të cilin ishin kujdesur si gjithmonë stilisti Valdrin Sahiti dhe artistët e ‘makeup-it’ Kaçi&Sellma. Me një pamje ekstravagante dhe ndryshe nga çdo paraqitje e mëparshme e saj, Gjata bëri që gjithë sytë të kthehen menjëherë nga ajo.

 

Ndërsa Capital T preferoi të publikojë vetëm një shkrim në ‘Instastory’, duke paralajmëruar atë që do të sillte për fansat e tij. “Qetësia para stuhisë”-, shkroi artisti në një postim të bërë në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

 

‘Prive’ ka zbuluar gjithashtu se artistja e dashur për publikun shqiptar, do të sjellë edhe 2 projekte të tjera për këtë sezon vere, ndërsa më poshtë ju sjellim një pjesë të xhirimeve të klipit nga i cili na ndajnë shumë pak orë./revistawho.com