Elita Rudi në një rrëfim shumë personal: Kush kujdeset për Zërin, si...

Elita Rudi në një rrëfim shumë personal: Kush kujdeset për Zërin, si i humbi 12 kg pas lindjes dhe planet e reja për karrierën

402
0

Elita Rudi nuk e mendoi as vetë se një “Ask Me” në Instagram do të kishte aq shumë kuriozitet dhe asaj do t’i duhej t’i përkushtohej përgjigjeve të ndjekësve të saj për gjithë mbrëmjen.

Por e duruar deri në fund, ajo shuajti kuriozitetin e fansave të saj për detaje që lidhen më së shumti me vogëlushin e saj Zërin, raportin me Gjikon por edhe për çështje të karrierës.

Sa i përket Zërit, Elita ka vendosur të kujdeset vetë pa pasur ndihmën e një dadoje ndërkohë fakti që menjëherë e ushqeu të voglin me gji ka bërë që ajo të humbasë 12 kg nga 18 që shtoi gjatë shtatzënisë. Ajo dhe Gjiko janë në “garë” të vazhdueshme për momentin nëse Zëri do të thotë “mama” apo “baba” si fjalën e parë.

Përsa i përket karrierës, Elitën do e shohim shumë shpejt në ekran por ka mundësi që akoma më shpejt ta ndjekim në Youtube sepse po i mbushet mendja për një kanal dedikuar grimit. Nga ana tjetër, prezantueset e saj të preferuara janë Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu.