Elisa Spiropali e përmendi si “Bes Kallaku i Portokallisë”, aktori i kthen...

Elisa Spiropali e përmendi si “Bes Kallaku i Portokallisë”, aktori i kthen përgjigje: “Lele, kaçurrele ti…”

369
0

Dy ditë më parë, Elisa Spiropali për t’i kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta lidhur me faktin se ai firmosi një dekret për të shtyrë zgjedhjet vendore, shkroi në rrjete sociale: E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguer! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë dhe jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin po edhe për të mos harruar gazin” – ka përfunduar ajo.Fill pas deklaratës të shumta kanë qenë reagimet në rrjet. Një pjesë e mirë e njerëzve i kanë kujtuar Elisës se Besi nuk është më në ‘Portokalli’ ndërkohë që të tjerë e kanë marrë si ofendim ndaj aktorit të humorit.

Ndonëse nuk kishte reaguar këto ditë, vetëm disa orë më parë, Besi ka vendosur t’i komentojë Elisës në Instagram.

Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain” – ka përfunduar Besi duke e nënkuptuar ‘gazin’ për Gaz Pajën i cili është në listat e PS-së për qarkun e Tiranës si këshilltar dhe duke përmendur gjithashtu mikun e tij Erion Isain që kantidon si kryetar bashkie i Kolonjës sërish për PS-në.

 

Kaq është dashur që të gjithë fansat e Besit t’ja pëlqejnë dhe ripostojnë komentin ndërkohë që edhe Elisa Spiropali duket se e ka marrë me sportivitet pasi ka vendosur një emoji duke qeshur tek komenti i Besit.