Lajme

Eliminuan Kosovën, flasin shqiptarët e Maqedonisë

By vizional

October 09, 2020

Në përfundim të sfidës Maqedoni i Veriut – Kosovë, 2-1, pati shumë shqiptarë që u gëzuan, edhe pse nuk përfaqësonin Kosovën.

Bardhi, Musliu dhe Alioski u shprehën se ishte e vështirë të luajë përballë “dardanëve”, por në futbollin profesionit duhet të japësh maksimumin në çdo rrethanë.

Enis Bardhi: Normalisht, këto lloj ndeshjesh janë shumë të rënda si psikologjikisht edhe fizikisht. Futbolli është respekt. Nëse do të kishte fituar Kosova, do të isha ndier mirë dhe do të isha gëzuar. Në fund të fundit, jemi të njëjtë”.

Visar Musliu: “Pikësëpari, jemi të lumtur që u kualifikuam. Qëllimi ishte të fitonim këtë ndeshje dhe të ishim aty ku dëshironim. Prisnim të ishte ndeshje e vështirë dhe natyrisht në një ndeshje duhet të jepet maksimumi. Nuk ishte e lehtë të luanim kundër tanëve, të themi të drejtën. Por ky është sporti, ne jemi lojtarë profesionalë e dimë që jeta vazhdon edhe pas kësaj ndeshjeje”.

Alioski: “Mendoj se kanë luajtur edhe ata shumë mirë, u kanë munguar edhe shumë lojtarë. Por edhe ne, me organizimin që kemi, stafin selektorin e lojtarët jemi forcuar. Ndeshja me Gjeorgjinë? Kemi vetëm një ndeshje, kemi kohë të përgatitemi tani për atë finale dhe na mbetet edhe një për të arritur objektivin. Në Europian do të ketë shqiptarë, nëse fitojmë”.