Eleni Foureira paska celulit dhe strija si të gjitha ne dhe s’e...

Eleni Foureira paska celulit dhe strija si të gjitha ne dhe s’e ka aspak problem t’i shfaqë ato

414
0

Edhe pse kanë kaluar tre vjet nga pjesëmarrja e saj në Eurovision Song Contest, “Fuego” i Eleni Foureira, këngëtares  shqiptare nga Fieri, vazhdon të djegë edhe tani playlist-at dhe mbrëmjet e ndryshme festive. 34-vjeçarja është një ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga performancat e saj apo këngët e reja që sjell për publikun grek edhe më gjerë, por jo vetëm.

Duke qenë e ndërgjegjshme që Instagrami është kthyer gjithashtu në një tarmpolinë, ku shumë njerëz ndaj përvojat dhe historitë e tyre, Eleni ka dhënë dje një mesazh shumë pozitiv për të pranuarit të trupit ashtu siç është.

“E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”, ka shkruar ajo krahas fotos me bikini.

 

 

Prej shumë vitesh, vajzat dhe gratë janë në ‘luftë’ me stereotipet e modelit të fizikut perfekt që “shet” industria e modës apo artit në përgjithësi, dhe përpjekjeve për t’u ndjerë të pranuara kur janë ndryshe, me disa kg apo strija më shumë.